Komisioni Vlerësues pranë Sektorit Fetaro -Arsimor vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë Nur – Bukoviq

 

 

Më 05.12.2019 (e enjte), kryetari i Komisionit Vlersues pranë Myftinisë së Shkupit, Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekerija Tairi vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë “Nur” të fshatit Bukoviq

Qëllimi i kësaj vizite ishte që komisioni të vlerëson njohuritë e nxënësve mbi rregullat e leximit të Kur’anit, nxënien e sureve përmendësh dhe njohuritë tjera bazë.

Bazat e mësim-besimit i mësuan nga hfz.Huzri ef. Idrizi i cili shërben si mualim në këtë xhami.
Të përgatitur për të marrë pjesë në ceremoninë e hatmes ishin gjithsej: 15 nxënës.

Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblen mundin e mualimit ndërsa nxënësve të u jep shëndet e suksese të mëtutjeshme.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV-Shkup