MANIFESTIM QENDROR NË PËRMBYLLJE TË AKTIVITETEVE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE

Më 17 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me “Medresenë Isa Beu” – paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi manifestimin qerndror dedikuar gjinisë femërore në xhaminë “Sulltan Murat” në Shkup.
Programi u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Kanita Ferati.
Me fjalë përshëndetëse u prezantua administratorja e medresesë mr. Nurten Shehi Sakipi.

 

Ky program u begatua nga korri i nxënëseve të Medresesë me Kuran, ilahi si dhe ligjerata në gjuhën shqipe, prof. Naxhije Bakija, në gjuhën boshnjake mualimja Rukija Mici dhe në gjuhën turke administratorja mr. Nurten Shehi Sakipi.
Në vazhdim të programit mualimja Azra Pajazitovska interpretoi disa ilahi ndërsa mualimja Xheuhere Ramani përmbylli programin me duanë e rastit.