Më 15 maj 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të shtatën me radhë me anëtarët e Myftinisë që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.
Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Nexhmi ef. Ferati dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës.
Pas miratimit të rendit të ditës, u lexua procesverbali i mbledhjes së kaluar. Anëtarët miratuan procesverbalin dhe vijoi shpalosja e aktiviteteve mes dy mbledhjeve dhe diskutimi i hollësishëm i të gjitha pikave.
Myftiu, në detaje raportoi për aktivitet e Ramazanit 2023/1444 h, u diskutuan aspektet pozitive të aktiviteteve të Ramazanit, lëshimet dhe vërejtjet si dhe u dhanë sugjerime për një organizim edhe më të suksesshëm.
Detajisht u raportua për rrjedhën e organizimit të haxhit të sivjetëm.
Anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan pikat në vijim:

Trajnimi për bukurkëndim të ezanit dhe ekskursioni në Turqi i pjesëmarrësve u realizua me sukses. Shpenzimet për këtë trajnim së bashku me ukskursionin kapin shumën 3,900.00 €.

U ble objekti për faltore në lagjen Draçevë me vlerë prej 136,280.00 €.

Me autorizime u pajisën:

Nehal Osmani – mualime në xhaminë e fshatit Gllumovë.

Zija Ismaili – hatib në xhaminë e Nerezit të Mesëm.

Myftiu realizoi takim me kryetarin e Komunës Shuto Orizare, Kurto Dudush, ku diskutoi për gjetjen e një parcele për varreza muslimane për këtë komunë.

U përgatit projekti për objektin shtesë në xhaminë Mustafa Pasha (mekteb dhe zyra).

Vendim për hapjen e Qendrës për kulturë dhe arsim dhe Institutit të hifzit për vajza në Bezisten.

Vendim që objekti i Insitutit të hifzit për vajza në Bezisten, në të ardhmen të mos përdoret për qëllime të tjera, por vetëm për mësimin e Kuranit famëlartë.

Analizë e realizueshmërisë së projektit të Ramazanit.

Evidentimi i lëshimeve dhe mosrespektimit eventual të Vendimeve të Ramazanti 2023.

Të hyrat nga donatorët për Projektin e Ramazanit 2023 arrijnë shumën 33,528.00 €, ndërsa shpenzimet arrijnë shumën 40,763.00 €.

Analizë reth tubimit të fitrave dhe zeqatit që arrijnë shumën 192,180.00 €.

Informim të plotë reth organizimit të Haxhit 2023.

Vendim për mosregjistrim të haxhinjëve shtesë në listën për Haxh 2024 bazuar në njoftimin e BFI-së!