MESAZHI I XHUMASË DHE MANIFESTIMI I DUASË SË HATMES NË XHAMINË “HAXHI SABRI” TË FSHATIT BATINCË

Sot, më 22 tetor 2021 (e premte) para namazit të xhumasë, në xhaminë “Haxhi Sabri” të fshatit Batincë u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 10 nxënësve pranë mualimit të xhamisë Hfz. Ramadan ef. Asani.
Këtë solemnitet e nderuan: Myftiu dr. Qenan ef.Ismaili, referenti i xhematit të rajonit të Karshiakës Hfz. Irfan ef. Sulejmani; referenti i vakëfit pranë Myftinisë h. Fejsall ef. Kadriu, hoxhallarë, hafëzllarë të kësaj ane, familjarë të nxënësve si dhe xhemati i kësaj xhamie.
Para namazit të xhumasë, vijoi ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 10 nxënësve pranë mektebit të xhamisë “Haxhi Sabri”, pranë mualimit të tyre Ramadan Efendiu i cili në fjalën e tij shprehi falenderim në emër të këshillit dhe xhematit për prezencën e Myftiut, operativës së Myftinisë dhe xhematit të pranishëm.
Duanë e rastit e bëri h.Fejsall ef. Kadriu.
Pas programit, të gjithë nxënësve iu ndanë diploma për kryerjen me sukses të mësim-besimit islam.
Myftiu, në fund të këtij programi, Ramadan Efendiut i dhuroi një mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e tij.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili përcolli mesazhin e ditës në hytben e xhumasë ku mes tjerash tha:
“Besimtarët e fshatit Batincë po e dëshmojnë me vepër, dashurinë dhe respektin që kanë ndaj mësimit të Fjalës së Allahut, duke i orientuar fëmijët e tuaj në mësimin e Kur’anit dhe vlerat universal të islamit. Kjo ceremoni e hatmes është dëshmia më e mirë, që ju me përkushtimin më të madh po bartni mbi supet tuaja këtë amanet.Ju, me këtë, po investoni në mbrojtjen e Fjalës së Vërtetë, gjeneratë pas gjenerate dhe ky fakt duhet të ju bëj krenarë.”
Myftiu i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.