MYFTINIA E BFI – SHKUP MBAN MBLEDHJEN E FUNDIT PËR VITIN 2019 ME ANËTARËT E MYFTINISË

 

Më 17.12.2019 (e martë), Myftinia e Shkupit në udhëheqje të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili realizoi mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj.
Në këtë mbledhje raportuese, të fundit për këtë vit, Myftiu në mënyrë të detajuar paraqiti raportin e aktiviteteve të realizuar përgjatë këtij viti.

Nga shumë pika të përmendura, disa nga sukseset e arritura gjatë këtij viti që u raportuan në këtë mbledhje ishin zgjidhja e problemeve të shumta me vakufin, rregullimi i statusit të mbi 30 nëpunësve fetar (sigurimi shëndetësor dhe pensional), rritja e rrogës mesatare në nivel të përgjithshëm të mbi 50 % të nëpunësve fetar – për 30%, rregullimi i statusit juridik të xhamive, raport i detajuar i akcioneve të realizuara nëpër xhamitë e Shkupit, organizimi i trajnimeve dhe seminareve kushtuar ngritjes profesionale të hatibëve, imamëve dhe mualimëve dhe shumë aktivitete tjera.

Para miratimit të pikave të raportit, të pranishmit kishin mundësinë që të shprehin qëndrimet e tyre.

Më pas Myftiu propozoi planin aksionar për vitin 2020, ku nuk mungoi dhe hapsira për debat dhe parashtrim të ideve e propozimeve të reja nga ana e anëtarëve.

Në fund, Myftiu falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen e tyre, dhe të gjitha sukseset e arritura ia atribuoi angazhimit të operatives së Myftinisë, hatibëve, imamëve, këshilleve të xhamive, që ishin në komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të ndërsjelltë me Myftininë.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup