MYFTINIA E SHKUPIT FILLOI ME KONTROLLIMIN SISTEMATIK MJEKËSOR TË NËPUNËSVE FETARË

Në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili dhe drejtorit të Institutit të Mjekësisë së Punës, z. Aziz Maksuti sot, 30 maj 2022, në hapësirat e Institutit nis me kontrollimin sistematik mjekësor të të gjithë nëpunësve fetarë; hatibëve, imamëve, muezinëve, mualimëve, mualimeve dhe stafit operativ.

Me këtë, Myftinia e Shkupit synon për një mirëqenie më të mirë shëndetësore të nëpunësve fetarë, ngritjen e performancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrës ku përmes kontrollimit sistematik shëndetësor do të arrihet ekzaminimi mjekësor, kryerja analizave dhe kontrolleve mjekësore, sipas kritereve mjekësore të përcaktuara nga Instituti i Mjekësisë së Punës.