RAMAZANI 2022/1443H: MBLEDHJA RAPORTUESE ME STAFIN OPERATIV

Në presencë të Myftiut të Shkupit dr.Qenan ef. Ismaili, më 12 maj, 2022, e enjte, u realizua me sukses mbledhja raportuese me stafin operativ të Myftinisë së Shkupit.
Në këtë mbledhje u bë vlerësim mbi aktivitetet e realizuara përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit 2022/1443h.
Në pikën e parë të mbledhjes referentët raportuan për gjitha arritjet në kuadër të sektoreve të tyre mbi organizimet; vizitat e xhemateve nëpër katër rajonet e Myftinisë së Shkupit; mbi programet kushtuar netëve të dalluara; tribunat fetare; iftaret e realizuara; sadakatul fitrin dhe zeqatin etj.
Pastaj, u raportuan dhe vlerësuan aktivitetet e përgjishme të realizuara deri më tani si dhe aktivitetet e planifikuara duke u bazuar në planin e aktiviteteve 2022.
Në përfundim të mbledhjes Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili tha: “Për suksesin e arritur gjatë muajit Ramazan lus Allahun e madhërishëm që të jetë i kënaqur me angazhimin tonë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, falenderoj të gjithë dashamirët tanë që na mbështetën në realizimin e gjitha aktiviteteve tona përgjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit!
Allahu i shpërbleftë me mirësitë e Tij të pakufishme!”