MANIFESTIMI I NATËS SË KADRIT NË XHAMINË “MUSTAFA PASHA” – SHKUP

Myftinia e Shkupit, në natën e 27- të e Muajit Ramazan, (27 prill 2022), në xhaminë e Musatafa Pashës, orgaizoi program të begatë fetar për nder të Natës së Kadrit.
Pë nder të Natës së Kadrit, xhematit të Shkupit i ofruam disa çaste shpirtërore me program të begatë fetar; me Kur’an, ilahi e këshilla.
Në këtë program me prezencën e tyre na nderuan; Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Kryetari i Parlamentit të Turqisë, prof. dr. Mustafa Shentop, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, hoxhallarë, hafëzllarë dhe shumë personalitete nga sfera të ndryshme.
Me mikpritjen e tyre na nderuan imami i xhamisë Mustafa Tarik Koxha, këshilli i xhamisë dhe xhemati i pranishëm.
Hoxhallarët dhe hafëzllarët që ishin pjesë e programit dhe që i prinë xhematit në faljen e namazit të teravisë;
• Dr.Talha ef. Kurtish, hatib në xhaminë “Kasim Beu” – Shkup
• Llokman ef. Kamberi, hatib në xhaminë “Allaxha” Shkup
• Mustafa ef. Mesten – Atasheh për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë
• Hfz. Xhemail Nuhiju, përgjegjës i Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu” – Shkup
• Hfz. Fatih Derdiyok – imam në xhaminë e Mustafa Pashës
• Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi – imam në xhaminë e Dyqanxhikut
• Hfz. Mustafa Tarik Koxha – imam në xhaminë e Mustafa Pashës
• Furkan ef. Jahja – muezin në xhaminë e Mustafa Pashës