MYFTINIA E SHKUPIT REALIZOI AKTIVITETIN “NETËT KUTURORE ISLAME 2022”

Nën organizimin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, më 26, 27 dhe 28 korrik, në xhaminë e Mustafa Pashës, Myftinia e Shkupit realizoi ‘Netët Kulturore Islame 2022‘ me nxënësit e mektebeve.
Netët Kulturore Islame 2022 u realizuan në pesë kategori:
Në natën e parë, më 26 korrik 2022, e martë, u realizua “Kuizi Islam i Diturisë” ku garuan gjithsej 9 nxënës.
Në kategorinë “Kuizi Islam i Diturisë” u shpallën fitues;
Vendi i I- rë: nxënësja Medina Rafizi, nxënëse pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg
Vendi i II- të: Fazli Ferati, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Arasta” – Shkup
Vendi i III- të: Durim Rexhepi, nxënës pranë mektebit “Drita” – Fushë Tophanë.
Në natën e dytë, 27 korrik 2022, u zhvillua gara në kategorinë Bukurlexim i Kuranit Famëlartë.
Fitues u shpallën;
Vendi i I- rë: nxënësja Abida Ramani;
Vendi i II- të, Omer Sherifi;
Vendi i III- të: Isra Hasani
Në Natën e tretë, më 28 korrik 2022 , në kategorinë “ILAHI” garuan gjashtë grupe të ilahistëve dhe pas paraqitjes së tyre komisioni vlerësues shpalli tre vendet e para:
Vendi i I- rë: Grupi i ilahistëve “Mektebi i xhamisë Hatunxhuk”
Vendi i II- të: Grupi i ilahistëve “Mektebi i xhamisë së Re – Çair”
Vendi i III- të: Grupi i ilahistëve “Mektebi i Xhamisë Husein Shah – Saraj”
Në kategorinë “Këndimi i ezanit” u shpallën fitues;
Vendi i I- rë: Jasir Kadriu
Vendi i II- të: Qemal Emini
Vendi i III- të: Adem Muça dhe Resul Ferati
Në kategorinë “Poezi me motive islame” u shpallën fitues:
Vendi i I -rë: Habibe Sulejmani
Vendi i II-të: Imana Liçina
Vendi i III-të: Rona Memedi
Pas, shpalljes së rezultateve nga ana e komisioneve vlerësuese, u ndanë mirënjohje për gjithë nxënsit pjesmarrës dhe për mualimët në shenjë respekti për kontributin e tyre të dhënë në “Netët Kulturore Islame 2022’ si dhe për komisionet përkatëse.
Në këtë mbrëmje Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i ndau MIRËNJOHJE të veçantë Sevdije Musliut në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin dhe shërbimin e saj të pandërprerë në edukimin e brezave mbi 30 vjet, e cila veproi si mualime në që e shndërroi shtëpinë e saj në mekteb ku mësohet Fjala e Allahut Fuqiplotë.