Sot, në studion e RTVM 2, në programin e mëngjesit të moderatorit Armend Murseli ishte i ftuar Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili.
Gjatë kësaj bisede u fol konkretisht për rëndësinë e festës së Fitër Bajramit, si dhe për mënyrën se si u prit në Shkup kjo festë për besimtarët në këto rrethana të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë.
Me këtë rast Myftiu sqaroi shumë çështje fetare që lidhen me festën e Bajramit si dhe foli mbi aktivitetet e shumta të realizuara nga ana e Myftinisë së Shkupit përgjatë muajit të Ramazanit krahas rrethanave të krijuara.
Ritransmetimi i emisionit bëhet sot, në ora 16:45.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup