Sot, 10 korrik 2020, Myftiu dr.Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, vizitoi xhematin e xhamisë “Mehmed ef. Sadik” të lagjes Vizbeg.
Hatibi i xhamisë Besnik ef. Hajrullahu i shoqëruar nga imami i xhamisë Xhevahir ef. Kamberi dhe xhemati i pranishëm mirëpritën Myftiun dhe referentët e Myftinisë.
Myftiu ndau kohë për të bisesuar me besimtarët e pranishëm për t’u njoftuar për së afërmi me ecurinë e punës në këtë xhami dhe kërkesat e besimtarëve të kësaj ane.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup