MYFTIU MORI PJESË NË PËRCJELLJEN E GJENERATËS SË XIV TË “MEDRESESË ISA BEU” PARALELJA E VAJZAVE SHKUP

Më 25 maj 2023, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari mr. Nexhmi Ferati dhe referenti Fejsall Kadriu morën pjesë në përcjelljen e gjeneratës së XIV të “Medresesë Isa Beu” – paralelja e vajzave – Shkup.
Në solemnitetin që organizoi drejtoria e “Medresesë Isa Beu” udhëhequr nga dr. Islam Islami dhe administratorja mr. Nurtene Shehi Saqipi, përskaj Reisul Ulemasë dhe Myftiut, të pranishëm ishin edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Kulturës Daim Luçi, administratoret e paraleleve të Medresesë, profesorë dhe profesoresha, prindër, nxënës dhe shumë dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore.
Programi që filloi me një ashere u begatua me fjalimet e administratores së paraleles së vajzave – Shkup, mr. Nurtene Saqipi, Drejtorit të “Medresesë Isa Beu” dr. Islam Islami, Muftiut të Muftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai të cilët mes tjerash uruan dhe përgëzuan nxënëset për suksesin e arritur, familjet e tyre dhe profesoreshat për mundin e dhënë në edukimin e gjeneratave të reja!