MYFTIU PJESË E DELGACIONIT TË BFI QË TAKUAN PRESIDENTIN E SHQIPËRISË BEGAJ

Më 4 prill 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili si pjesë e delegacionit të BFI-së, së bashku me Myftiun e Strugës Salim ef. Sulejmani dhe atë të Goativarit Sabahudin ef. Zendeli, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai takuan presidentin e Shqipërisë z. Bajram Begaj.
Në takimin miqësor, presidenti Begaj, delegacionit të BFI-së i uroi Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi rolin e saj në ruajten dhe transmetimin e vlerave më të spikatura njerëzore, si edhe atë të promovimit të harmonisë ndërfetare.
Në emër të BFI, Reisi i uroi detyrën e Presidentit duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.
Përveç kësaj, në këtë takim u diskutua për çështje me rëndësi për kombin, rolin e besimit në ngritjen e vetëdijes kombëtare, bashkëpunimin në sfera të ndryshme, harmoninë ndërfetare, etj.
Reisul Ulema, Presidentit të Shqipërisë, në shenjë respekti i dhuroi Kur’anin Famëlartë të përkthyer në gjuhën shqipe si dhe mirënjohje dhe botimin e fundit të BFI-së mbi literaturën fetaro islame në gjuhën shqipe në trojet shqiptare gjatë historisë.