MYFTIU VIZITOI ANKARANË SI PJESË E DELEGACIONIT TË LARTË TË BFI-SË

Më 20 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup dr. Qenan ef. Ismaili vizitoi Ankaranë, kryeqytetin e Republikës së Turqisë si pjesë e delegacionit të lartë të BFI-së të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai në ngushëllim të Kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash për viktimat e tërmetit.
Kjo vizitë u realizua pas aksionit për grumbullim të mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi, që u zhvillua kohë më pare në vendin tonë.
Kryetarit të Dijanetit iu dorëzua dokumenti bankar i mjeteve financiare të tubuara dhe iu shprehën ngushëllime për viktimat e tërmetit.
Me këtë rast delegacioni zhvilloi takime në institucione me relevancë.
Përveç Dijanetit, vizituan edhe Drejtorinë e përgjithshme të Vakëfeve ku takuan Drejtorin gjeneral Sinan Aksu. Realizuan takim me ambasadorin e RMV-së në Ankara z. Jovan Manasijevski dhe zëvendësin e tij z. Anif Dauti.
Ditën e përmbyllën me takimin tek kryetari i TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) Serkan Kajallar.