SEANCA E FUNDIT E DËGJIMIT TË KANDIDATES PËR HAFIZE SUMEJA NEZIRI

⁹Sot, e mërkurë (18.09.2019), pas faljes së namazit të drekës, në hapësirat e mektebit të xhamisë ‘Mustafa Pashë’, në prezencë të familjarëve , hoxhallarëve, xhematit dhe Komisionit për Dëgjim dhe Vlerësim të hafizëve pranë Myftinisë së Shkupit kandidatja Sumeja Neziri, studente pranë FSHI-së, kreu me sukses seancën e tretë të dëgjimit.

Fjala e rastit në emër të Myftinisë së Shkupit i takoi referentit Dr.Fatmir ef. Zaimit, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të myftinisë.

Përbërja e komisionit;

Hfz. Sheval ef. Azizi (kryetar)
Hfz. Sadudin ef. Sulejmani (anëtar)
Hfz. Xhemail ef. Nuhiu (anëtar)

Komisioni dëgjoi xhuzin e 21-të, xhuzin 24-të dhe xhuzin 29-të.

Komisioni me këtë seancë përfundoi me dëgjimin e kandidates.

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup