Sot, më 4 qershor 2021 (e xhuma), para komisionit për vlerësim të hafëzllarëve pranë Myftinisë së Shkupit u realizua seanca e parë e dëgjimit të hafizit të ri Ensar Çajani.
Para fillimi të seancës së dëgjimit, fjala e rastit i takoi H.Rexhep ef.Imerit, i cili i përshëndeti anëtarët e komisionit dhe gjithë të pranishmit dhe më pas foli mbi peshën dhe rëndësinë që ka tek All-llahu memorizimi i Kuranit Famëlartë.
Hafizi para komisionit lexoi xhuzin 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6.
Dëgjimi i hafizit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Lusim Allahun xh.sh. që hafizit të i jep sukses në mbrojtjen e hifzit!