Më 9 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup realizoi tribunën e dytë fetare në xhaminë Bedër në Butel.

Xhematin e Shkupit e nderoi hoxha Enis ef. Rama Kryetar i Bashkësisë Islame të Mitrovicës.
Fillimisht moderatori hfz. Irfan Sulejmani ftoi hatibin e xhamisë Bedër Ferid ef. Selimi për fjalë përshëndetëse. Ai falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë dhe xhematin për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit.

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit.

Në ligjëratën e tij hoxha Enis ef. Rama përcolli disa aspekte të natës së Kadrit, natë e dalluar gjatë muajit të Ramazanit.
