Në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë së BFI – Shkup gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në dhjetë ditët e mesme u realizuan vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit.
Nga 3 deri më 9 prill 2023/12-18 Ramazan 1444h, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë.
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës;
Xhamia “Sanxhak” në Lubosh, xhamia e fshatit Çiflik, xhamia “Reshadije” në Seta petkë, xhamia “Hfz. Xhavit ef. Ibrahimi”, xhamia “Ataullah Hoxha”, xhamia e fshatit Moranë, xhamia “Fatih Sulltan Mehmed” në Batincë dhe xhamia e fshatit Strugodicë.
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut;
Xhamia “Neda” në Haraçinë, xhamia e fshatit Grushinë, xhamia e fshatit Inxhikovë, xhamia “Haxhi Selam” në fshatin Ognjancë, xhamia e fshatit Trubarevë, xhamia “Haxhi Nazif” në rrugën e Rashtakut, xhamia e fshatit Starçincë,
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit:
Xhamia “Husein Shah” në Saraj, xhamia “Ikre” në Saraj, xhamia “Dudije” në Rashçe, xhamia e fshatit Rashçe e Poshtme, xhamia e re e fshatit Llaskarcë, xhamia “Lejletul Kadër” në fshatin Kopanicë, xhamia “Qendrore” e fshatit Kopanicë, xhamia “Nur” në fshatin Bukoviq.