VIZITAT E REFERENTËVE TË MYFTINISË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT

Myftinia e Shkupit, në kuadër të aktiviteteve të saj, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka paraparë vizita të rregullta xhemateve të xhamive të rajoneve të Shkupit.
Nga fillimi i Ramazanit deri më 2 prill 2023/11 Ramazan 1444h, referentët vizituan xhami dhe xhemate në të gjitha rajonet e Myftinisë.
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të qytetit:
Me dy minare në Vizbeg, “Xhedid Isa Beg” në Seravë, “Allaxha”, “Arasta”, “Othman Ibn Afan” në Vizbeg, “Ebu Bekër” në Butel, “Nur” në Orizare të Poshtme, “Haxhi Qazim” në Gazi Babë, “Uhud” në Dizhon, “Bedër” në Butel, “Duqanxhik”, “Ballaban” dhe “Kapixhi Hamza”.
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karshiakës;
Mesxhidi në Lisiçe dhe xhamia “Haxhi Sabri” në Batincë
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Karadakut;
Xhamia e Dëshmorëve në Hasanbeg, “Rezistenca” dhe “Miraxh” në Haraçinë, xhamia e Inxhikovës dhe “Omer ibën Abdulaziz” në Hasanbeg.
– Xhamitë dhe xhematet e rajonit të Dërvenit:
Xhamia në Nerez të Epërm, Nerez të Mesëm, Nerez të Poshtëm, Krushopek dhe Gërçec.