VIZITOHET XHEMATI I XHAMISË SË FSHATIT RADUSHË DHE FSHATIT LLASKARCË

Sot, më datë 11 qershor 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef.Zaimi, referent pranë Myftinisë dhe z. Jetmir Jakupi referent pranë Myftinisë, vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Radushë me rastin e emërimit të hfz. Jetmir ef. Zendeli ; hatib, imam dhe mualim pranë kësaj xhamie.
Para dorëzimit të autorizimit, dr.Fatmir ef. Zaimi në fjalën e tij të mbajtur para xhematit të pranishëm, në emër të Myftiut uroi Hfz. Jetmir ef. Zendelin për detyrën e re duke i dëshiruar mbarësi në punëne tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit.
Pastaj,hytben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi.
Ndërsa, referentët h. Rexhep ef. Imeri, referent i rajonit të dërvenit dhe Armend Halimi, referent pranë Myftinisë, vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Llaskarcë me rastin e emërimit të Sheip ef. Ismanit; hatib, imam dhe mualim pranë kësaj xhamie.
Rexhep ef. Imeri, në fjalën e tij para xhematit e prezentoi Sheip Efendiun para xhematit të pranishëm, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në punën e tij.
Më pas, Rexhep ef. Imeri mbajti hytben e xhumasë.