XHIRIMET E EMISIONIT PYETE MYFTININË

Myftinia e BFI – Shkup vazhdoi xhirimet e emisionit “Pyete Myftininë”. Është ky emisioni që realizohet në vazhdimësi e që Myftinia mëton të sjellë përgjigje mbi dilemat e paqartësitë që kanë besimtarët në kryerjen e obligimeve fetare.
Nën moderim të hoxhës Ali Ziberi, pyetjeve që arrijnë në adresën e Myftinisë iu përgjigjet Kryetari i komisionit për çështje fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup prof. dr. Taxhedin ef. Bislimi. Të gjitha përgjigjet, së shpejti do të mund t’i ndiqni në Tv Myftinia dhe në rrjetet sociale të Myftinisë së Shkupit!
Pyetjet tuaja mund t’i adresoni në email adresën:
pyetje@myftiniashkup.org.mk