DEPARTAMENTI I GRUAS PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË E FSHATIT ARNAQI E EPËRME

Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 19 prill 2022 – 18 Ramazan 1443H (e martë) në xhaminë e fshatit Arnaqi e Epërme realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin e moderoi nxënësja e Medresesë, Belkisa Alili.
Programi filloi me lexim të Kur’anit.
Mubera Jashari Asani- Anëtare e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, iu drejtua të pranishmëve me fjalë përshëndetëse në emër të Myftinisë së Shkupit.
Pastaj, Anesa Ramadani, nxënëse pranë Medresesë,mbajti ligjeratën në kuadër të punës praktike, me temë “Mëshira”.
Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Prof. Munevere Murtezi profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila ligjëroi mbi temën: “Durimi”.