Myftinia e Shkupit në bashkëpunim me xhaminë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi” në Studeniçan realizoi program fetar me rastin e Ditës së Bedrit, sot, më 18 prill 2022 – 17 Ramazan 1443h.
Në këtë program i pranishëm ishte Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, operativa e Myftinisë së Shkupit, kryetari i komunës së Studeniçanit, z. Azem Sadiki, Berat ef. Ramadani, hatibi i Xhamisë Muhamed ef. Sadiki, imami i xhamisë Hfz. Xhelil ef. Shabani, hoxhallarë, hafizlerë dhe xhematlinjë të xhamisë.
Programi i përgatitur enkas për xhematin e kësaj xhamie, për nder të Ditës së Bedrit përmbante Kuran dhe ilahi, që i sollën xhematit freskinë shpirtërore.
Hatibi i xhamisë Muhamed ef. Sadiki i’u drejtua Muftiut dhe gjithë të pranishmëve me fjalë mirëseardhëse në emër të këshillit të xhamisë dhe xhematit të xhamisë “Hafiz Xhavit ef. Ibrahimi”.
Më pas, vijoi programi i përgatitur enkas për këtë ditë madhështore me Kuran dhe ilahi, në këtë përbërje:
Vëllezërit Allajbegu nga Prizreni; Menduh Allajbeg dhe Deniz Allajbeg; si dhe vëllezërit Nuhju; Hfz. Sabaatin Nuhiju dhe Hfz.Xhemail ef. Nuhiju.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, iu drejtua të pranishmëve me fjalë përshëndetëse dhe foli mbi peshën dhe rëndësinë e Ditës së Bedrit.
“Beteja e Bedrit u zhvillua në ditën e 17 të Muajit Ramazan, në vitin e dytë të Hixhretit.
Por, fjalimi im për betejën e Bedrit nuk është thjesht një kujtesë për këtë ngjarje historike dhe fitoren madhështore të muslimanëve të pare, kjo datë është e rëndësishme për shkak të shumë mesazheve që na janë dërguar përmes saj, që i themi çdo vit, dhe të cilët duhet të na bëjnë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm në përpjekjet tona për mirësinë, të vërtetën dhe drejtësinë.” – tha Myftiu në fjalimin e tij të mbajtur para xhematit të pranishëm.
Pastaj, Berat ef. Ramadani, hatib në fshatin Çerkez të Kumanovës, në ligjeratën e tij përcolli disa mesazhe dhe mësime që mund të nxirren nga Dita e Bedrit.
Krejt në fund, duanë e rastit e bëri Fejsall ef. Kadriu