Myftinia e Shkupit, për nder të Ditës së Bedrit, organizoi ligjëratë dhe iftar për Departamentin e Gruas, mualimet, profesoreshat ,studentet dhe nxënëset dy vatrave arsimore; Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë “Isa Beu”.
Myftinia e Shkupit, sot, 18 prill 2022 – 17 Ramazan 1443H, në ambientet e Restorant ‘Korabi’, nën përkujdesin e Departamentit të Gruas pranë Myftinisë, realizoi me sukses ligjeratë dhe iftar për nder të Ditës së Bedrit.
Pas darkës së iftarit, filloi programi fetar me ashere të lexuar nga Kur’ani Famëlartë, ilahi e fjalime përshëndetëse.
Hfz. Nehale Osmani, bëri hapjen e programit.
Ky program u begatua me ilahi të ndryshme të interpretuara nga Kori i Medresesë “Isa Beu”.
Kryetarja e departamentit të Gruas, Xheuhere Ramani, në fillim të fjalimit të saj, në emër të Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe Myftinisë së Shkupit, falenderoi gjithë të pranishmet që begatuan sofren e iftarit që shtron Myftinia e Shkupit për nder të Ditës së Bedrit dhe në shenjë respekti e falenderimi për kontributin e dhënë nëpër aktivitetet e realizaura përgjatë ketyre ditëve të muajit Ramazan dhe aktiviteteve të përgjishme përgjatë veprimtarisë sonë.
Fjala e rastit i takoi Prof. Nurtene Shehu Sakipi, administratore e Medresese Isa Beu – paralelja e vajzave, e cila foli mbi rëndësinë dhe peshën e madhe që ka Dita e Bedrit në shumë dimensione, duke veçuar disa argumente dhe mësime që sjell për gjithë ne kjo ditë madhështore në historinë tone të lavdishme islame.
Programi u moderua nga nxënësja e Medresesë, Fetije Ajdini.
Duanë e rastit e bëri Rumejsa Ismani, nxënëse e Medresesë.