Myftinia e Shkupit, më 15 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz. Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 104- të, në kuadër të emisionit “Këshilla e Xhumasë” në Radio Vati.
I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Samedin ef. Ismaili, hatib imam pranë Xhamisë me Dy Minare në fshatin Luboten.
“Lindja e Pejgamberit a.s” është tema që trajtoi Samedin Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit.
Xhuma të begatë e luitje të pranuara!