Më 9 janar 2024, Kodra e Diellit ishte vendtubimi i rreth 16 nxënësve që ndjekin mësimet e Kur’anit në institutin e hifzit për vajza “Bezisten”.
Ky ekskurzion u organizua në bazë të planit vjetor të insititutit dhe Myftinisë së Shkupit.
Nxënëset kaluan një ditë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme në borë dhe duke shijuar bukurit e Kodrës së Diellit, e më pas enkas për ta u shtrua edhe një drekë modeste.
Për organizimin dhe realizimin e këtij ekskursioni u kujdesën përgjegjeset e institutit; hfz. Kadrije Sulejman dhe Husnije Kurtulush.