Myftinia e Shkupit vazhdon të jetë pranë dëgjuesve të valëve të radio Vatit.
Në emisionin javor ‘Këshilla e xhumasë’ ftohen teologë e profesorë që trajnojnë tema të ndryshme në bazë të kërkesave të dëgjuesve.
Mysafir i radhës në emisionin e sotëm ishte hoxhë Ali Sadiku, hatib në xhaminë ‘Rezistenca’-Haraçinë.
Tema: Humanizmi, virtyt i besimtarit
Emisioni do të transmetohet sot, me fillim nga ora 12:00.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV – Shkup