Sot, 21 korrik 2021, dita e dytë e Kurban Bajramit, krahas procesist të therjes së kurbaneve në mënyrë të organizuar ka nisur edhe procesi i paketimit të mishit të kurbanit, i cili do i dhurohet menzës së Medresesë Isa Beu dhe mishi që tepron u shpërndahet nevojtarëve të vendit, të planifikuar me lista paraprake nga gjitha këshillat e xhamive të rajoneve të Shkupit; qytet, karadak, karshiakë dhe dërven.