Nën jehonën e tekbireve, sot 19 mars 2023 Myftiu i Myftinisë së BFI – Shkup së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava me shoqëruesit e tij, Myftiun e Shkodrës Muhamed ef. Sytari, Kryetarin e Komunës Saraj z. Blerim Bexheti, zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi, personaliteteve të jetës publike, shumë mysafir, hoxhallarë e xhematlinj morën pjesë në hapjen e xhamisë së re në fshatin Bojanë të Komunës Saraj.
Përfaqësuesit e Myftinisë, Rijasetit dhe mysafirët ngrohtësisht u mirëpritën nga këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane.
Moderatori Ali ef. Ziberi hapjen e kësaj ceremonie e paralajmëroi me një ashere që e këndoi Nimet ef. Aliu.
Në emër të këshillit të xhamisë, Hatibi Besar ef. Iliazi iu dëshiroi mirëseardhje dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtuan ish imami i kësaj xhamie Omer ef. Asllani, dr. Zekirja ef. Bajrami, kryetari z. Blerim Bexheti dhe zv. ministri z. Bekim Rexhepi.
Në vazhdim me fjalë urimi dhe përgëzimi të pranishmëve iu drejtuan edhe Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Shkodrës Muhamed ef. Sytari, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef. Tërnava dhe Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në përmbyllje të kësaj ceremonie Reisul Ulema dhe Myftiu Ismaili ndanë mirënjohje kryetarit të këshilit të xhamisë z. Fatmir Rexhepit, ndërsa me duanë e rastit këtë tubim e nderoi Muhamed ef. Sytari.