KANDIDATI PËR HAFIZ ENSAR ÇAJANI KALOI PROVIMIN E PARË PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Sot, me datë 1 qershor 2021 (e martë), komisioni hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë bëri testimin e kandidatit Ensar Çajani.
Pas provimit të realizuar, anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati i plotëson kriteret për të filluar me seancat dëgjimore duke filluar nga ditët në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi nga ana e Myftinisë së Shkupit.
Ensar Çajani hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Sadudin ef. Sulejmani.
Hifzin e filloi më 20 qershor 2018 dhe e mbaroi më 17 mars 2021.
Lusim All-llahun xh.sh. që kandidati t’i jep sukses në mbrojtjen e hifzit gjatë seancave të dëgjimit!