KANDIDATI PËR HAFIZ HUBEJB ALILI KALOI PROVIMIN E PARË PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

 
Sot, me datë 29 mars 2021 (e hënë), komisioni hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë bëri testimin e kandidatit Hubejb Alili.
Pas provimit të realizuar, anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati i plotëson kriteret për të filluar me seancat dëgjimore duke filluar nga ditët në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi nga ana e Myftinisë së Shkupit.
Hubejb Alili hifzin e kreu pranë muhafizit hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
Hifzin e filloi më 07 korrik 2018 dhe e mbaroi më 29 shtator 2020.
Lusim All-llahun xh.sh. që kandidati t’i jep sukses në mbrojtjen e hifzit gjatë seancave të dëgjimit!