KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “KASIM BEU” – LAGJJA GAZIBABË

Më 13 tetor 2021, (e mërkurë), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Kasim Beu”.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Hfz.Vedat ef. Skenderi.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Vedat Efendiun për kontributin e dhënë, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtejshme.