Sot, 9 tetor 2020 (e hënë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera Asani dhe Arife Asani, vizitoi nxënësit e mektebit të “Xhamisë me Dy Minare” – Saraj.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Gjuhere Huseini Ramani.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimen me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!