KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT CVETOVË

Më 22 gusht 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe anëtari i komisionit Shefket ef. Bafqari, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Cvetovë – komuna Studeniçan.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.
Bazat e mësim-besimit i mësuan pranë mualimit të xhamisë Adil ef. Dailovski.
Lusim Allahun e Madhërishëm mualimen ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!