Më 21.09.2019 (e shtunë),
kryetari i komisionit Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Krushopek.
Qëllimi i vizitës ishte kontrollimi i njohurive të tyre mbi:
leximin e Kur’anit, nxënia e sureve përmendësh dhe bazat e besimit.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Sadudin ef.Murati
Të përgstitur për të kryer duanë e hatmes ishin gjithsej 31 nxënës.
Komisioni vlerësoi me notë të lartë punën dhe kontributin e mualimit.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mundin e mualimit ndërsa nxënësve t’ua shton dijen!
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV