MYFTINIA E SHKUPIT I NDAU PAKO TË KURBANIT SHOQATËS “SOS VITA” DHE SHOQATËS “IMAGO PLUS”

Përgjatë ditëve të Festës së Bajramit po vazhdon shpërndarja e pakove të mishit të kurbanit.

Brenda këtij aksioni krahas besimtarëve në nevojë, përfitues ishin dy shoqatat që veprojnë në qytetin tonë.

Gjatë ditës së djeshme, 1 gusht 2020, pakot me mish kurbani i pranoi shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS VITA – SHKUP”

Pakot i pranoi kryetari i shoqatës “SOS – VITA” z.Ertan Shakiri i cili falenderoi Myftininë e Shkupit, për ndihmën e ofruar duke premtuar se këto pako do të shpërndahen tek të gjithë anëtarët që janë pjesë e aktivit të shoqatës së tyre.

Sot, 2 gusht 2020 një sasi e pakove iu ndanë organizatës joqeveritare që merret me trajtimin e fëmijëve me autizëm, down sindrom dhe paralizë cerebrale “IMAGO PLUS”.

Me ketë rast, pakot i pranoi kryetarja e organizatës z.Zemrijete Bela Veseli e cila mes tjerash shtoi se:

“Shpreh falenderimet e mia të sinqerta për humanizmin e treguar edhe ndaj familjeve që fëmijët e tyre ndjekin edukimin tek ne, por që bëjnë pjesë në kategorinë e rasteve sociale, shpresoj që me këtë ndihmë ne do t’ua begatojmë sofrat e tyre në këto ditë të festës.
Ju përgëzoj për punën që bëni!”

Ndryshe, Myftinia e Shkupit po vazhdon me shpërndarjen e pakove me mish kurbani edhe në pikat e caktuara nëpër gjitha rajonet e qytetit.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup