MYFTINIA E SHKUPIT NË BASHKËPUNIM ME MEDRESENË ISA BEU REALIZOI PROGRAM FETAR NË XHAMINË E DYQANXHIKUT

Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, më 14 prill 2022 – 13 Ramazan 1443H (e enjte) ,në xhaminë e Dyqanxhikut, realizoi me sukses programin kushtuar gjinisë femërore.
Programin e moderoi nxënësja e Medresesë, Tuba Rexhepi.
Programi filloi me lexim të Kur’anit e ilahi të interpretuara nga nxënëset e Medresesë.
Programi nisi me fjalimin përshëndetës të anëtares së Departamentit të Gruas pranë Myftinisë së Shkupit, Mubera J. Asani.
Fjala e rastit në këtë program kushtuar gjinisë femërore, i takoi Hfz. Selvije Dardhista Shaqiri, profesoreshë pranë Medresesë Isa Beu, e cila ligjëroi mbi temën: “Frika ndaj Allahut xh.sh”.
Mevlude Liovska, nxënëse pranë Medresesë, mbajti ligjeratë, me të cilën kreu dhe punën praktike.
Në pjesën përmbyllëse të programit, duanë e rastit e bëri Fevzije Dardhishta , mualime e xhamisë “Allaxha”.