MYFTINIA E SHKUPIT PËRMBYLLI AKTIVITETET KUSHTUAR LINDJES SË PEJGAMBERIT A.S

Myftinia e Shkupi përmbylli me sukses aktivitetet kushtuar lindjes së Pejgamberit alejhi selam në katër rajonet e saja.

Me datë 26 shtator 2023, duke filluar nga xhamia Fatih Sulltan Mehmet – Batincë, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi dhe imami i kësaj xhamie Jasir ef. Islami dhe h.Ramadan ef. Hajredini.Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga h. Besim ef. Azemi. Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Jasir ef. Islami cili shprehu kënaqësinë që manifestimet e lindjes së Muhamedit a.s. fillojnë nga kjo xhami.Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan hfz. Bejtullah ef. Selmani, h. Nimet ef. Aliu dhe h. Furkan ef. Jahja.Myftiu në fjalën e tij përkujtoi dashurinë ndaj Muhamedit a.s, ku theksoi se duhet të mburremi se kemi pasur një gjenerat të vjetër që na i ka trashëguar këtë dashuri, si dhe të e njohim Muhamedin alejhi selam duke shfrytëzuar këtë javë për të lexuar mbi Muhamedin alejhi selam.Përmbylljes së këtij manifestimi i parapriu një ashere nga hfz. Bejtullah ef. Selmani, ndërsa duanë e bëri h. Fejsall ef. Kadriu.

(foto nr.1)

 

Me datë 27 shtator 2023, aktiviteti kushtuar lindjes së Pejgamberit alejhi selam vazhdoi në xhaminë Konjare e Mesme,Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi i kësaj xhamie Nazmi ef. Maloku.

Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga hfz. Adnan ef. Elmazi. Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Nazmi ef. Maloku cili shprehu kënaqësinë që për manifestimet e lindjes së Muhamedit a.s. u pëzgjodhë xhamia ynë.
Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan hfz. Adnan ef. ElmaI, hfz. Abdulla ef. Ali, hfz. Avni ef. Asani dhe h. Burhan ef. Ramani.
Myftiu në fjalën e tij përkujtoi dashurinë ndaj Muhamedit a.s, nevojën për t’i dërguar salavate Pejgamberit alejhi selam, në veçanti t’i shfrytëzojm këta tubime për ta njohur Muhamedin alejhi selam.
Përmbylljes së këtij manifestimi i parapriu një ashere nga hfz. Avni ef. Asani, ndërsa duanë e bëri h. Fejsall ef. Kadriu.
(foto nr.2)
Më datë 29 shtator 2023, manifestimi qendror kushtuar lindjes së Pejgamberit aljehi selam u realizua në xhaminë e Re të Çairit, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi dhe imami kësaj xhamie h. Sadush ef. Tairi dhe hfz. Avni ef. Asani

Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga hfz. Emrullah ef. Akbash.
Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Sadush ef. Tairi i cili shprehu kënaqësinë që për manifestimin e lindjes së Muhamedit a.s. u pëzgjodh xhamia ynë.
Myftiu në fjalën e tij përkujtoi dashurinë ndaj Muhamedit a.s, dashuri të cilën e kemi obligim gjithmon të e kujtojm pasi ai ishte një Kuran i gjallë i cili ecte mbi tokë.
Atashehu për çështje fetare pranë ambasadës së R.Turqisë z. Mustafa Bodur, shprehu kënaqësi të veçantë të prezantoj në manifestimin qëndror të organizuar nga Myftinia e Shkupit, me shpresë se nëpërmjet këtyre tubimeve të e arrijmë ndërmjetësimin e Pejgamberit alejhi selam në Ditën e Gjykimit.
Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan mysafirët nga R. Turqisë, hfz. Emrullah ef. Akbash dhe h. Aziz ef. Hardal, hafizi i Shkupit hfz. Xhemail ef. Nuhiju, si dhe ilahistët nga Kosova Deniz dhe Menduh Allajbeg.
Përmbylljes së këtij manifestimi i parapriu një ashere nga hfz. Emrulah ef. Akbash, ndërsa duanë tradicionale të hoxhallarëve të vjetër e bëri Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili.
(foto nr.3)
Më datë 30 shtator 2023, në xhaminë Husein Shah- Saraj përmbyllen aktivitetet e lindjes së Pejgamberit alejhi selam,

Në manifestimin tani më tradicional, në ambient të hapur nën kuben dhe minaren e xhamisë Husein Shah – Saraj, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë dhe hoxhallarët pjesmarrës në program u pritën nga hatibi i kësaj xhamie h. Orhan ef. Saliu
Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit programi filloi me ashere të kënduar nga hfz. Avni ef. Asani.
Me fjalë përshëndetëse u paraqit hatibi i kësaj xhamie h. Orhan ef. Saliu i cili shprehu kënaqësinë që për manifestimin e lindjes së Muhamedit a.s. u pëzgjodh xhamia ynë.
Myftiu në fjalën e tij përkujtoi dashurinë ndaj Muhamedit a.s nëpërmjet odave të vjetra të mevludeve, odë e burrave aty ku jetësohet dashuria për Pejgamberin alejhi selam.
Më pas, të pranishmit në këtë manifestim u freskuan me salavate, pjesë të mevludit, Kuran dhe ilahi që interpretuan, hfz. Abdullah ef. Ali, hfz. Bejtullah ef. Selmani, hfz. Avni ef. Asani, hfz. Fatih ef. Derdiyok dhe h. Furkan ef. Jahja.
Përmbylljes së këtij manifestimi i parapriu një ashere nga hfz. Fatih ef. Derdiyok, ndërsa duanë e bëri imami i xhamisë h. Orhan ef. Saliu.
(foto nr.4)