MYFTINIA E SHKUPIT RIFILLON ME CIKLIN E EMISIONEVE “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Projekti i realizuar që dy vite me rradhë në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit dhe radio Vatin do të vazhdon të realizohet edhe përgjatë këtij viti.

 

Në këto emisione për çdo javë do të prezantojnë teologë nga fusha të ndryshme, profesorë nga Fakulteti i Shkencave Islame, profesorë nga Medreseja Isa Beu si dhe imamë e hatibë të angazhuar nëpër xhamitë e Shkupit me rrethinë.

 

Sot, mysafir i parë ishte hoxhë Orhan Saliu, hatib në xhaminë Husein Shah, në Saraj.

Tema: “Edukata e fjetjes”

 

Emisionet do të transmetohen , një herë në javë, çdo të premte me fillim nga ora 12:00.

 

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFIM në RMV – Shkup