MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE TË XHAMISË SË FSHATIT RASHÇE E POSHTME DHE PËRCOLLI MESAZHIN E XHUMASË

Me datë 13 tetor 2023, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Rashçe e poshtme pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë.
Hatibi i xhamisë h. Is’hak ef. Hoxha u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve.
Kryetari i këshillit të xhamisë Fitim Bakiu paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan.
Në shenjë respekti për këshillin e xhamisë Myftiu i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë.
Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash theksoi se ashtu siç i kemi zbukuruar shtëpit e Allahut, e lusim Allahun të na i zbukurojë pallatet në xhenet.
E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në renovimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë.
May be an image of 4 people
May be an image of 2 people and text