MYFTIU DR.QENAN EF.ISMAILI VIZITOI XHEMATIN E XHAMISË SË LAGJES VIZBEG

 

Sot, 27.09.2019, Myftiu Dr.Qenan ef.Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë në hutben e mbajtur në xhaminë e lagjes Vizbeg.

 

Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e Vizbegut, me ftesë të këshillit të xhamisë dhe hatibit hafëz Irfan ef.Sulejmani, Myftiu i shoqëruar nga operativa e Myftinisë ishte në mesin e xhematit për të përcjellur mesazhin e ditës dhe për të përuruar përfundimin e projektit të zhvilluar në zbukurimin e kubes dhe hapësirave të reja të xhamisë.

 

Pas faljes së namazit, Myftiu ndau kohë për të bashkëbiseduar me xhematin, me ç’rast uroi ata për kontributin e dhënë në forma të ndryshme drejt përfundimit të punimeve në këtë shtëpi të Zotit.

 

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI- së në RMV- Shkup