MYFTIU MORI PJESË NË PANELIN SHKENCOR TË ORGANIZUAR NGA BFI – JA KUSHTUAR ISRASË DHE MIRAXHIT

Më datë 6 shkurt 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e referentëve, h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në panelin shkencor të organizuar nga rijaseti i BFI – së dhe Myftinia e BFI – Dibër kushtuar “Israsë dhe Miraxhit” nën kujdesin e kryetarit të BFI-së h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Pjesëmarrës në këtë panel ishin myftinjë të BFI-së, profesorë, mysafirë, nxënës dhe shumë xhemat.
Ky panel shkencor u realizua në xhaminë Sahat Kulla – Dibër, ku panelist ishin; dr. Selver ef. Xhemaili, Myfti i Tetovës; mr. Qamil ef. Rushiti, Myfti i Kërçovës; doc. dr. Ziber ef. Lata, profesor i FSHI – së, ndërsa me ilahi porformuan kori i Medreses Isa Beu – Shkup.