Më 20 shkurt 2024, në Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në promovimin e gjeneratës së trembëdhjetë të bursistëve të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz. Ky eveniment u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve, donatorëve, kompanive private, studentëve dhe mysafirëve të shumtë ku u ndanë bursa për studentë për vitin akademik 2023/2024.
E gjithë kjo falë ndihmës bujare të sektorit të biznesit i cili gjithmonë është i gatshëm të promovojë përgjegjësinë shoqërore.