MYFTIU TAKOI KRYESINË E ESNAFIT TË ÇARSHISË

Më 9 maj 2023, Myftiu i Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në zyrat e Myftinisë priti në takim kryesinë e Esnafit të Çarshisë së Shkupit.
Në këtë takim, kryetari i Esnafit Bujar Dullovi ishte i shoqëruar nga Edin Junuzi nënkryetar i parë, Metin Bushi nënkryetar i dytë dhe Burhan Jashari anëtar i Këshillit të Esnafit dhe Sektorit të noviteteve dhe ideve.
Në takimin miqësor me mysafirët, Myftiu bisedoi për çështje të përbashkëta në Çarshinë e Shkupit ku Myftinia ka një pjesë të Vakëfit të saj.