PËRFUNDUAN ME SUKSES “GARAT KUR’ANORE” TË ORGANIZUARA NGA MYFTINIA E BFI – SHKUP

Më 26.10.2019 (e shtunë), në prani të Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, hoxhallarëve, hafizlerëve e xhematlinj, Myftinia e Shkupit realizoi me sukses finalen e garave Kur’anore në xhaminë e Dyqanxhikut.

Gara u zhvillua nëmes nxënësve që u kualifikuan si 5 më të mirët për të vazhduar garën si finalistë.

Nxënësit pjesmarrës në këtë garë ndjekin mësim-besimin pranë mektebeve përkatëse të Myftinise së BFI-Shkup.

Programi filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë nga ana e Hfz. Orhan Ademit, nga Presheva.

Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili i cili përgëzoi mualimët për bashkëpunim e ndërsjelltë dhe kontributin e tyre deri në përfundimin e kësaj gare.

Në këtë garë finale u paraqitën 5 nxënës të cilët kaluan në finale.

Komisioni vlerësues i përbërë nga:

Hfz.Abdulkerim ef.Ebibi (kryetar), Hfz.Jashar ef.Ibrahimi (anëtar), Hfz.Avni ef.Asani (anëtar), shpalosi rregullat e garimit dhe më pas vijoi me vlerësimin e njohurive të nxënësve në rregullat e drejteximit të Kur’anit dhe nxënien e sureve përmendësh.

Pas përfundimit të seancës së dëgjimit të nxënësve, komisioni shpalli më të mirët e garës.

▪︎Vendi i I-rë i takoi nxënësit Ubejd Ismaili, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Kapixhi Hamza” – Shkup (mualim Rafet ef.Zaimi)

▪︎Vendi i II-të i takoi nxënësit Berin Çajani, nxënës pranë mektebit të Xhamisë së Re – Çair (mualim Avni ef.Asani)

▪︎Vendi i III- të i takoi nxënëses Alma Alimi , nxënëse pranë mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan (mualim Samir ef.Hamidi)

▪︎ Vendi i lV-të i takoi nxënësit Burhan Hoxha, nxënës pranë mektebit të xhamisë “Kasim Beu”- Shkup (mualim, Vedat ef. Skenderi)

▪︎Vendi i V- të i takoi nxënëses
Anisa Salih, nxënëse pranë mektebit të xhamisë së fshatit Radushë, mualim (Sheip ef. Ismani)

Më pas, Besim Azemi u paraqit me lexim Kur’ani dhe ilahi, për ti freskuar zemrat e të pranishmëve.

Në fund të programit, Myftinia e Shkupit ndau mirënjohje dhe shpërblime për nxënësit dhe komisionin vlerësues.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup