PROGRAM KUSHTUAR JAVËS SË LINDJES SË MUHAMEDIT A.S NË XHAMINË HAXHI AZEM- SHKUP

Më, 08.11.2019, pas faljes së jacisë, në xhaminë Haxhi Azem – Shkup, për nder të përkujtimit të lindjes së Muhamedit a.s u organizua program për gjininë femërore.

Në këtë program morrën pjesë, nxënëset e Medresesë ‘Isa Beu’ paralelja e vajzave – Shkup, studentet e FSHI – së, dhe mualimet pranë mektebeve të Myftinisë.

Në fillim të këtij programi fjala e rastit i takoi mualimes së xhamisë, Arife Asani.
Më pas vijoi programi i përgatitur nga ana e mualimeve të angazhuara nëpër mektebet pranë Myftinisë së Shkupit.

Në këtë program u lexua Kur’an, pjesë nga mevludi, ilahi , lutje dhe salavate kushtuar Muhamedit a.s

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup