QARKORE | 10.09.2021

Të nderuar,

Myftinia BFI në RMV – Shkup, duke e ndarë dhimbjen e madhe me të gjitha familjet e viktimave që humbën jetën në rastin tragjik si pasojë e zjarrit që kaploi Spitalin Modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë, ku pati viktima e të lënduar, kërkon nga gjithë nëpunësit fetarë që sot, 10.09.2021 (e xhuma), në të gjitha xhamitë e territorit Shkupit, gjatë namazit të xhumasë, të bëhet lutje e përbashkët në shenjë solidarizimi me familjarët e tyre.

Myftinia e Shkupit shpreh dhimbje dhe ngushëllime të sinqerta, duke lutur Allahun e Lartëmadhëruar që të vdekurit t’i mëshirojë, të lënduarit t’i shërojë ndërsa familjarëve dhe të afërmve të tyre t’u japë forcë e durim në tejkalimin e kësaj sprove!

Myftiu
Dr. Qenan ef. Ismaili