RAMAZANI 2021: REFERENTËT VIZITUAN XHEMATIN E XHAMISË SË FSHATIT MAJA E ZEZË

Sot, 11 maj 2021, dita e 29-të e Muajit Ramazan, referentët e Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin të xhamisë së fshatit Maja e Zezë, të malsisë së Karshiakës.
Pjesë e këtij delegacioni të Myftinisë ishin; Mr.Nexhmi ef. Ferati, h.Fejsall ef. Kadriu dhe h.Rexhep ef.Imeri.
Kjo vizitë u realizua, në kohën e faljes së namazit të jacisë, ku i prijnë xhematit edhe në faljen e namazit të teravisë.
Para faljes së namazit, H.Fejsall ef. Kadriu, iu drejtua xhematit me ligjeratën e tij, kushtuar ditëve dhe netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, duke theksuar shpërblimet e panumërta që mbart agjërimi.
Ai porositi se ne duhet që të përfitojmë shpirtërisht nga këto ditë e çaste përplot bekime e mirësi, që na janë dhuruar nga ana e Allahut të Madhërishëm, duke i shfrztëyuar si mundësi për të u përkushtuar edhe më tepër në adhurime dhe vepra të mira.
Më pas, vijoi falja e namazit të teravisë së fundit për këtë muaj të bekuar të Ramazanit.
Falenderojmë këshillin e xhamisë së fshatit Maja e Zezë për ftesën dhe mikpritjen.
E lusim Allahun Fuqiplotë që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme!