REFERENTI PËR ÇËSHTJE FETARO – ARSIMORE PRANË MYFTINISË SË SHKUPIT VIZITOI INSTITUTIN E HIFZIT HFZ.ISMAIL EF.ALIEVSKI

 

Më 29.10.2019, referenti për çështje fetaro-arsimore pranë Myftinisë së BFI -Shkup, Mr.Nexhmi ef.Ferati i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, Rexhep ef.Imeri dhe Jetmir Jakupi, vizituan nxënësit e institutit të Hifzit “Ismail ef.Alievski”, ku u mirëpritën nga ana e përgjegjësit, Hfz.Xhemail ef.Nuhiju.

Përgjatë kësaj vizite u vlerësua puna dhe angazhimi disamujor i hafëz Xhemail ef.Nuhijut në përgatitjen e nxënësve mbi memorizimin dhe rregullat e drejtleximit të Kur’anit.

Efendi Ferati, vlerësoi me notë të lartë angazhimin e hfz.Xhemail Nuhiut në pergatitjen e deritanishme të nxënësve konform plan-programit duke uruar që në një periudhë kohore sa më të shpejtë të shpallen dhe hafiza të Kur’anit Famëlartë.

Mësimet në këtë institut i ndjekin 14 nxënës.

Allahu qoftë shpërblyesi më i Mirë i punës dhe kontributit të hafëz Xhemail ef.Nuhijut, ndërsa nxënësve Allahu ju dhashtë shëndet e dije deri në memorizimin e plotë të Kuranit Famëlartë!

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup