SHPËRNDAHEN KUR’ANA ME LOGON E MYFTINISË PËR NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË FSHATIT BOJANË

Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, i shoqëruar nga referenti Arment Halimi, sot, më 19 nëntor 2021, bazuar në kërkesën e Besar ef. Ilazit, mualim i xhamisë së fshatit Bojanë, bënë shpërndarjen e 37 Kur’anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.

Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t’u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimin e tyre, Besar Efendiun, ta shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.